Connect with us

Aktualitet

Reshje të dendura të shiut përfshijnë Bulqizën, përmbyten rrugët

Ka mjaftuar vetëm 15 minuta reshje të shiut të shoqëruar me erë të fortë dhe breshër duke përmbytur rrugët nacionale të Bulqizës, por jo vetëm.

Gjithashtu është përmbytur edhe rruga që lidh dy lagjet atë të Qytetit të Ri dhe atë të qytetit Vjetër, kjo e fundit për shkak edhe të bllokimit të kanaleve anësore!

Shpeshherë rrugët e qytetit të Bulqizës si dhe pedonalja përmbyten sa herë që ka reshje të dendura të shiut kua kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve si dhe kalimtarët.

Advertisement