Aktualitet
Reshjet e dëborës bllokojnë disa rrugë, policia u vjen në ndihmë 21 shoferëve
Reshjet e dendura të borës kanë sjellë si pasojë bllokimin e disa akseve rrugore në Dibër dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në zona të thella malore në Kukës dhe në Shkodër.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme në Dibër, Kukës dhe Shkodër iu kanë dhënë ndihmë në 21 raste, drejtuesve të automjeteve që ishin në nevojë për shkak të motit të keq me borë të dendur.
Policia apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet për mediat, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi.
Policia Rrugore po punon që mjetet e bllokuara nga bora të mos bëhen pengesë për borëpastrueset dhe rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.