Aktualitet
Reshjet e shiut “përmbysin” Lezhën, bllokohen disa hyrje pallatesh
Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që problemi i kahershëm me prezencë uji në disa lagje e rrugë të Lezhës të rikthehet.
Uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve.
Kjo krijoi vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Kjo situatë u krijua në një kohë të shkurtër si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.
Situata është më problematike në lagjen “Beslidhja”, ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe njerëzit e kanë të pamundur të dalin nga banesat e tyre.