Aktualitet
Reshjet/ Përmbytje në aksin Lezhë – Milot
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe me qarkullimin rrugor. Disa makina kanë mbetur të bllokuara në aksin kombëtar Lezhë – Milot, si pasojë e prezencës së ujit në këtë aks rrugor. Mësohet se në afërsi të fshatit Spiten, niveli i ujit në rrugë arrin deri 1 metër, c’ka e bën rrugën thuajse të pakalueshme për automjetet e vogla.
“Shumë problem është. Është bllokuar aksi komplet. Nga Laci deri në Lezhë ka shumë lëvizje. Ka prej mëngjesit e bllokuar, s’ka ardhur askush. 10 makina kemi nxjerrë, se mbetën të bllokuara.”-thotë një prej banorëve të zonës.