Connect with us

Politike

Revoltohet Flamur Noka: Pse të shkojë në SPAK kyetari ynë, të pijë kafe me Dumanin?

Flamur Noka është revoltuar pas vendimit që Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj në ambientet e SPAK.

“Nisi si Soros Drejtësi, e po përfundon në Surrogato Drejtësi. U janë errur sytë, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Sali Berishën. Këta mercenarë të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit.

Duhet të paraqiteni në SKAP, i thonë liderit të opozitës. Po pse kështu? Për të pirë kafe me Dumanin? Përse duhet të shkojë të paraqitet në SKAP-intuaj o gjyqtar surrogato?

Në SKAP nuk ka dosje e as hetim. Hetimi është mbyllur sepse dosja ështe në gjykatë. Analiza e këtij vendimi tregon qartësisht se Soros Drejtësia s’është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato…”, shkruan Noka.

Advertisement