Connect with us

Aktualitet

Revoltohet qytetari, merr 2 fletë votimi brenda KZAZ dhe i hedh në kosh

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Krujë, ku një 44-vjeçar ka marrë dy flet votimi në qendrën e KZAZ Nr.2 i ka grisur dhe i ka hedhur në koshin e plehrave. Pasi policia u njoftua nga komisioni është bërë e mundur kapja e autorit.

Shtetasi me iniciale B.T, banues në Tapizë është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për “Dëmtim me dashje të materialit zgjedhor”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga ‘Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar. Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit. Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti

Advertisement