Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Revoltohet Strazimiri: Mosmirënjohës ndaj Berishës, ai na fali shtëpitë o katunarë

Postimi i Strazimirit: Kush na ka borxh? Abi Malltezi dhe secili prej zotnive të Tironës nuk na kanë asnjë borxh, nuk na ka shkaktuar asnjë dëm, nuk na ka marrë asnjë cent! Përkundrazi! Është një shtet e një shoqëri e tërë, duke nisur nga Sali Berisha, që është në borxh me ta dhe familjet e tjera të pasura të Shqipërisë për pronat dhe pasuritë e trashëguara, të vendosura në breza me djersë e sakrifica, e të grabitura pa ligj e pa faj nga Sigurimi, Hetuesia e “drejtësia popullore” e Kristaq Ramës, Arben Krajës e Ardian Dvoranit!

Secili prej shqiptarëve që sot jeton në apartamentet e ndërtuara nga “Partia” e të falura nga Sali Berisha, është në borxh me “Abi Malltezin” dhe cilindo prej pronarëve, në çdo qytet, në tokën e grabitur të të cilit, është ndërtuar pallati ku banon.

Përfshi edhe ata që ankohen se janë dëmtuar nga ligji 7501, e që nuk pyesin kurrë se “e kujt ka qenë kjo toka ku është ndërtuar ky pallati ku banoj në mes të Tiranës, Durrësit, Shkodrës a Vlorës?”, që sot vlen qindra mijëra euro…

Askush nuk thotë se apartamentit që iu fali Sali Berisha në ’92 i rritet vlera çdo ditë që kalon dhe ende sot vlen shumë më shumë se ngastra bujqësore që ke lënë në fshat…

Askush nuk pyet se “a ka marrë ndonjë lek pronari për këtë tokën mbi të cilin është ndërtuar ky apartamenti që më fali Sali Berisha në ’92, e që unë sot e shes qindra mjëra euro, e bëj dyqan e jap me qera mijëra euro në muaj, a e bëj hotel?”…

Nëse doni të gjeni se kush na ka borxh, përgjigjen e gjeni në historinë dhe përditshmërinë e këtij vendi!

Borxh na ka Arben Kraja, Ardian Dvorani e Kristaq Rama me shokë, të cilët me firmat që kanë hedhur duke persekutuar, burgosur, vrarë e shpronësuar në 46 vjet të komunizmit, kanë kthyer përmbys çdo të drejtë e kanë ngritur në monument çdo padrejtësi.

Borxhi që ata na kanë nuk është ashtu “në tym”!

Ka faturë financiare që shkon në 400 miliardë dollarë, të cilat vazhdojmë i paguajmë ende sot.

“Doli kësti i 4 i të persekutuarve” apo “Ja lista e ish-pronarëve që përfitojnë paratë e shpronësismit”, nuk janë thjesht tituj gazetash, janë fatura financiare që ne i paguajmë, për shkak të dëmit që Arben Kraja, Ardian Dvorani e Kristaq Rama kanë shkaktuar me firmat që kanë hedhur në akte zyrtare.

Secila prej atyre shkresave me daktilografim ku gërma “e” del pak më lart se rreshti apo gërma “r” më poshtë, e që mban firmën e tyre, përveçse ka shkatërruar jetë që nuk kthehen më, është edhe faturë financiare dëmshpërblimi që ne paguajmë…

Borxh na ka Erjon Veliaj, djali fik-shitës i pastrueses, që 1 vit pasi u bë ministër bëri dasmën 500 milionëshe në kala të Gjirokastrës…

Borxh na ka Edi Rama, që përveç lekëve që i paguajmë trashëgimtarëve të Havzi Nelës për vrasjen e tij me firmën e Kristaqit,

* na cakton çmimin e karburantit sa do vetë,

* na merr tre herë taksën e arsimit e na mban peng diplomën e fëmijës,

* na merr tre herë taksën e gjelbërimit në qytete që veç gjelbërim nuk kanë,

* na merr 3 herë taksën e pastrimit në qytete me ajër kancerogjen të mbytura nga plehrat,

* na merr muaj për muaj qindra mijëra euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për anije-gjenerator që nuk gjenerojnë, për pagesa kalimi në rrugë që i kemi paguar njëherë kur u ndërtuan…

Ky borxh që nuk e kemi marrë kurrë por që e paguajmë, vazhdon e shtohet sepse Edi Rama, Arben Kraja, Ardian Dvorani me VKM apo me Vendim Gjykate, vazhdojnë grabisin pa ligj Becchetin, konçesionarin gjerman të Portit të Durrësit, Begejat, Vaqarrt, Alimehmetët, Saliagat e të gjithë ata na na vijnë në derë me fatura qindramilionëshe nga Strasburgu dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar…

Nga ky borxh që paguani, milionerë janë bërë morracakët, nipat e mbesat e Meke morracakut, atij partizanit me opinga me bajga, që ju pushtoi në 1944 e që vazhdon ju pushton edhe sot.

Borxh na ka secili prej ruralëve që ju poterosin nëpër studio duke drejtuar gishtin drejt zotnive të Tironës e Shqipnisë, e që për vete, nga kasollja në fshat e konvikti, kanë “kërcyer” direkt tek vila me pishinë dhe apartamenti me baçe në plazh…

E gjitha kjo me rrogë gazetari…

Këta habiten më së shumti se si ka mundësi që trashëgimtarët e ajkës së zotnive të Tironës, na qekan bërë milionerë nga qindra apartamentet e ndërtuara sipas ligjit, në trullin gjyshëror…?!

Milionerët e pasunarët me taban, zotnitë e Tironës, Vlonës, Shkodrës, Korçës, Durrësit etj., kanë marrë më i miri 10% të atyre që u kanë grabitur Kristaqi, Arben Kraja e Ardian Dvorani përmes “drejtësisë popullore” dhe nuk ndihen…

Borxhi që ju shtohet çdo ditë, shkaktohet nga ky geni i pangopur e i pangopshëm i grabitësve që pushtuan këtë vend në 1944, e që urinë e kanë në ADN  e jo në bark, prandaj nuk do ngopen kurrë…

 

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING