Connect with us

Shkrime

Revolucion me ngjyra në Serbi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po balancon me këmbëngulje ruajtjen e lidhjeve me Rusinë, Kinën dhe Perëndimin, teksa në të njëjtën kohë po konsolidon pushtetin në skenën e brendshme politike. Megjithatë, kjo lojë me shumë letra mund ti dale atij prej hundesh nese luan tepër. Ivan Krastev, i cili kryeson Qendrën për Strategjitë Liberale në Sofje dhe është bashkëpunëtor i përhershëm në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja me Francën nuk është thjesht komerciale, por “nuk është as e thjeshtë të jesh në anën e njërës palë, një herë e përgjithmonë”. Vuçiq nuk ka origjinën e një demokrati perëndimor. Në fund të viteve 1990, ai ishte Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë gjatë viteve të fundit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Gjithashtu ai ishte zyrtar i lartë i Partisë ultra-nacionaliste Radikale Serbe, nga e cila u distancua në vitin 2008. Ndërsa Millosheviqi u perceptua ndërkombëtarisht si një “paria” dhe “kasap ballkanik” për shkak të rolit të tij në luftërat jugosllave të viteve 1990, Vuçiç është kryesisht bashkëpunues në skenën botërore dhe BE-ja dhe SHBA-ja e trajtojnë atë si një aktor të domosdoshëm dhe kyç për stabilitet në Ballkan. “Rruga e Tretë” në nivel ndërkombëtar ka qenë gjithmonë pjesë e ADN-së së Jugosllavisë dhe Serbisë. Serbia, megjithatë, nuk është aq e fortë sa Jugosllavia dikur – dhe kjo do të thotë se politika e Vuçiqit kërkon fleksibilitet më të madh dhe përshtatje të vazhdueshme.

Vuçiq është i aftë të bëjë marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë të

Serbisë, duke u siguruar që t’u japë diçka të gjitha palëve të interesuara,

por, më e rëndësishmja, të mos i japë gjithçka askujt.

Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, ndonëse komplekse dhe e rënduar nga

historia, ndjekin politikën e ngjashme të Vuçiqit, Te dy kombet sllave janë

historikisht dhe shpirtërisht afër dhe Serbia mbështetet diplomatikisht te

Rusia, për shembull, në bllokimin e pranimit të Kosovës në OKB.

Megjithatë, Vuçiq përpiqet të mbajë distancën nga Rusia në situata të

caktuara.

“Ndërsa Vuçiç mbështetet shumë tek Rusia, ai ende përpiqet të ruajë njëfarë

lirie manovrimi dhe pavarësi” – tha për Radion Evropa e Lirë, Kurt Volker, ish-

ambasador i SHBA-së në NATO, duke shtuar se “Ndërsa autoritetet në Serbi

e paraqesin vendin si një “tigër ekonomik” me një nga normat më të larta të

rritjes në Evropë, vendi ende përballet me pengesa të shumta”.

“Pozicioni i Vuçicit është, sipas disa standardeve, më i fortë se ai i

Millosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në burgun e Hagës, ku u gjykua për

krime lufte. Kështu partia e Vuçiqit arriti të fitonte pushtetin në komunat

qendrore të Beogradit ku Millosheviqi nuk mundi as në kulmin e pushtetit të

tij. Nën Vuçicin, ne po shohim forcimin e nacionalizmit serb, përpjekje për të

minuar Malin e Zi, përpjekje për të mbështetur (udhëheqësin serb të Bosnjës)

Milorad Dodik dhe për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën” – theksoi Volker

duke shtuar se duke pasur parasysh se pothuajse 70 për qind e tregtisë së

Serbisë është me Bashkimin Evropian, shumë po pyesin nëse Vuçiq është

vërtet i përkushtuar ndaj parimeve të BE-së, apo nëse ambicia e Serbisë për

t’u bashkuar me të është e motivuar vetëm nga nevoja ekonomike.

 

“Vuçiq e drejton politikën pothuajse si një fushatë zgjedhore e përhershme:

duke i mbajtur kundërshtarët e tij – madje edhe partnerët – në mbrojtje dhe

duke pritur për lëvizjen e tij të radhës. Ndonëse Vuçiq ishte ai që lidhi një

marrëveshje me vendet perëndimore për shfrytëzimin e litiumit, në të njëjtën

kohë ai akuzon disa shërbime të sigurisë perëndimore se kanë inkurajuar

protesta kundër këtij projekti dhe një “revolucion me ngjyra” për ta shkatërruar

atë. Edhe pse politika e Vuçiqit duket pragmatike, ekziston rreziku që në fund

partnerët ndërkombëtarë të Serbisë të humbasin besimin tek ai. Për dikë në

pozicionin e tij, është si të ngasësh një biçikletë. Duhet të vazhdosh kështu,

për ti mashtruar të gjithë me topat qe luan. Ky është qëllimi në vetvete I tij,

vetem e vetem te qendroje sa me gjate ne pushtet” – potencoi ish

ambasadori amerikan ne NATO

 

Advertisement