Connect with us

Aktualitet

Rezidenca e Netanyahut sulmohet me bomba, reagon ministri i Sigurisë izraelite

Dy bomba janë hedhur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin verior të Izraelit, Caesarea.
Bëhet e ditur se në momentin e sulmit, as Netanyahu dhe as familja e tij nuk ishin në shtëpi.

Ndërsa policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar, shkruajnë mediat e huaja.
“Nuk është e mundur që kryeministri i Izraelit, i cili kërcënohet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij që po tentojnë ta vrasin, të jetë subjekt i të njëjtave kërcënime në shtëpi”, tha Katz.

Ai u bëri thirrje gjithashtu agjencive të sigurisë dhe gjyqësorit të ndërmarrin hapat e nevojshëm.
Edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog e dënoi incidentin dhe tha se një hetim ishte duke u zhvilluar.
“Kjo i kalon të gjithë kufijtë. Hedhja e një bombe në shtëpinë e Benjamin Netanyahut kalon një vijë tjetër të kuqe”, tha ministri i Sigurisë Itamar Ben-Gvir në X

Advertisement