Connect with us

Politike

Rezoluta antikorrupsion/ Sula: Nëse nuk preket SPAK dhe GJKKO, jam i gatshëm të jap votën time

Opozita ka ende një qëndrim të paqartë në lidhje me rezolutën antikorrupsion, lidhur me faktin nëse do të jetë pjesë e komisionit të posaçëm me mazhorancës. Ndërkaq deputetë të Berishës janë shprehur kundër, megjithëse grupi i Rithemelimit ka vendosur për abstenim.

Lidhur me këtë ka folur në “Real Story”, deputeti Dash Sula ka deklaruar se nëse nuk preket SPAK dhe GJKKO, është i gatshëm të jap votën e tij.

 “Do më falësh për modestinë, nuk jam natyrë që mburrem, në kuptimin që të fryhem, por kam fituar një eksperience nga politika dhe nuhatja ime është që bie erë gjëja. Edhe këtë nuhatje e kam pasur që kur kam qene i ri në politikë, që prej 2008, ndryshimet kushtetuese, nga aty ka filluar ky rrënim i kësaj demokracie hibride deri më sot. Pa mbushur të dyzetat e viktimave të 5 marsit 2008, u bë marrëveshja e madhe që është e turpshme. Argumenti i vetëm që thuhej atëherë ishte që ne do duhet të kemi ndryshime të forta kushtetuese, për një arsye të vetme që të mos na vijnë në kuvend kriminelët. Të quaje të fortë Paulin Stërkajn në atë kohë… e turpshme që në shekullin e 21 u desh të kishte në një vend të Europës një ligj për të pastruar vetë parlamentin. Dhe tani, po bëj avokatin e djallin se gjërat kështu nisin gjithmonë.

Zërat e ligë thonë se nuk do doja ta përdorja fjalën pazar mes opozitës dhe mazhorancës. Nëse nuk do të preken dy organe SPAK dhe GJKKO, unë jam i gatshëm që votën time ta vë në dispozicion në luftën kundër korrupsionit. Do ishte shumë e ndershme që bashkë me projekt-rezolutën ne të dinim dhe kam sfiduar dje kryetarin e grupit parlamentar të PS dhe gjithë mazhorancën, çfarë objekti ka. Këto tentojnë të ngrenë një komision të posaçëm i cili do të ketë anëtar të mazhorancës dhe opozitës, i cili do tentojë që drejtuesit e komisioneve të pavarura do ti thërras ky komision nën emrin”, u shpreh Sula

Advertisement