Rajon
Rezoluta për Srebrenicën/ Vulin ndaj Berlinit: Gjermania eshte vend gjenocidal, jo Serbia
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analene Baerbock dhe shtetit të saj pas qëndrimit të Berlinit zyrtar për gjenocidin në Srebrenicë. Vulin tha se kryediplomatja gjermane është mbesa e një ish-nazisti të dekoruar nga Hitleri e cila po shantazhon përfaqësuesit e vendeve që nuk do t’i shpallin serbët komb gjenocidal.
Gjithashtu sipas tij Gjermania është vendi, emri i dytë i të cilit është gjenocid dhe holokaust. Aleksandar Vulin theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk do të qëndrojë pa bërë diçka përballë pushtetit gjerman.
“Do të mbetet e vërtetë se gjermanët janë komb gjenocidi, kurse serbët jo. Dhe nuk ka forcë që do ta ndryshojë këtë,” tha zëvendëskryeministri i Serbisë nga Teherani, ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ebrahim Raisit, Presidentit të vrarë në aksident të Iranit.