Connect with us

Politike

Rezultatet paraprake/ Ilir Meta dështon të sigurojë mandat deputeti dhe të fitojë lirinë

Ilir Meta duket se do ta ketë shumë të vështirë të bëhet deputet dhe të sigurojë lirinë, qoftë dhe për pak kohë.

Kreu i PL u fut në këto zgjedhje në garë edhe pse ndodhet në qeli. Plani ishte që i të merrte mandat deputeti dhe të siguronte imunitet. Kjo do të thoshte se ai do të duhej të lirohej për pak kohë, derisa t’i hiqej imuniteti. Por Meta vendosi të dilte në garë të hapur dhe premtonte se do të ishte më i votuari.

“Partia e Lirisë ka kandidatë në listë të hapur, presidentin e saj, Ilir Metaj, dhe Metaj do jetë deputeti më i votuar jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, Objektivi ynë është mbi 40 mijë vota”, shprehej Tedi Blushi.

Por nga 75 kuti të numërua në Tiranë për kandiatët, Meta ka 340 vota dhe është i 7 më i votuari, që do të thotë se nëse mbetet ky trend, nuk bëhet dot deputet.

Numërimi deri tani/ Ilir Meta dështon të sigurojë mandat

Advertisement