Connect with us

Bota

Richard Grenell me detyrë të re, Trump e projekton si ambasador i SHBA në OKB

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po shqyrtonte dy emra si kandidatë të mundshëm për ambasador të SHBA në Kombet e Bashkuara, Richard Grenell, ish-ambasador në Gjermani dhe emisar special ne dialogun Kosove-Serbi ne administraten e tij te pare, dhe David Friedman, ish-i dërguari i tij special në Izrael.

Javën e kaluar Trump tërhoqi nominimin e Përfaqësueses Elise Stefanik për këtë detyrë për shkak të shqetësimeve se largimi i saj nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të kërcënonte shumicën e republikanëve.

Lajmi ne perditesim

Donald Trump ka publikuar emrat e personave që po përfliten për t’u bërë zgjedhja e tij e re për ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, pas tërheqjes së nominimit të republikanes Elise Stefanik për shkak të një mazhorance të ngushtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Presidenti përmendi David Friedman, i cili ishte ambasadori i SHBA në Izrael gjatë administratës së parë të Trump dhe Richard Grenell, një person i besuar prej kohësh, i cili tashmë ka shërbyer në pozicione të shumta në administratë, duke përfshirë të dërguarin special të Trump për misionet dhe drejtorin ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës Kennedy.
“Dhe shumë të tjerë, 30 njerëz të tjerë. Kemi shumë njerëz të interesuar për të shkuar në Kombet e Bashkuara, siç mund ta imagjinoni,” tha Trump.

Advertisement