Kosova
Riciklimi i krizave Kosovë-Serbi/ Pritshmëritë zero me xhufkë
“Raundi i fundit i dështuar i bisedimeve në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të çojë në një cikël tjetër krizash” – Kështu janë shprehur analistë të ndryshëm, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mund të pritet nga dialogu mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Igor Markoviç, hulumtues i lartë dhe menaxher i projektit të OJQ-së AKTIV nga Mitrovica Veriore, përpjekja e dështuar për të gjetur një zgjidhje, tregoi edhe një herë se pritshmëritë për arritjen e çdo lloj konsensusi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve janë jokoherente, te parakohshme dhe te tepruara.
“Burokracia e Brukselit është gjetur edhe një herë para një rruge qorre, e cila rrjedh drejtpërdrejt jo vetëm nga vazhdimi, por edhe nga thellimi i krizës aktuale. Duket se nyja Gordiane po ngushtohet dhe nuk ka asnjë shenjë të ndonjë zgjidhjeje të mundshme – theksoi Markoviç, duke shtuar se duke pranuar kushtet e paraqitura nga BE-ja, Beogradi është paraqitur si një palë fleksibël dhe konstruktive
Gjithsesi ai ka frikë se për shkak të të gjithë faktorëve të përmendur më sipër, do të jemi dëshmitarë të një cikli tjetër krizash që do ta thellojnë më tej krizën aktuale dhe do ta çojnë atë në një shpat të rrëshqitshëm ku Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje të ‘luajë’ siç duhet detyrat e veta