Connect with us

Pinknews

Rihanna siç nuk e keni parë kurrë

NEW YORK– Ylli ndërkombëtar Rihanna shfaqet tepër sensuale në fotot më të fundit që ka zgjedhur të postojë në Instagram. Pas një rikthimi të fuqishëm me këngën e saj të re “Lift me up”, Rihanna duket se i është përkushtuar shumë edhe biznesit, pasi tashmë e dimë që ajo zotëron një kompani me emrin e saj që lançon të brendshme.

Që prej lindjes së djalit disa muaj më parë, Rihanna ka bërë dalje të rralla publike, megjithatë për të festuar produktet e reja, ylli i muzikës pop dhe R&B promovoi disa nga të brendshmet duke pozuar para kamerës për koleksionin më të ri të të brenshmeve nga kompania e saj. Të brendshme të zeza totalisht tyl dhe rrjet, Rrihanna nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës me koleksionin e ri. Si pozat e saj provokuese ashtu edhe të brendshmet e zeza seksi kanë filluar të bëhen virale që në minutat e para të postimit në Instagram të SAVAGE X FENTY BY RIHANNA.

34-vjeçarja së fundmi po shijon rolin e nënës, pasi majin e kaluar solli në jetë fëmijën e saj të parë, fryt i dashurisë me partnerin, ASAP Rocky. Çifti mund të jetë duke kaluar një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre, megjithatë duket se ata e kanë ndarë kohën siç duhet për t’u kujdesur për djalin e tyre, pa i hequr vetes kohë për momentet personale. Disa ditë më parë ata u panë duke darkuar në një restorant në New York.

Advertisement