Connect with us

Bota

Rihapja e “Notre-Dame”/ Macron zhvillon një takim dypalësh me Trump përpara ceremonisë

Presidenti francez Macron ka pritur një takim dypalësh me Donald Trump në Pallatin Élysée përpara se të shkojnë në Île de la Cité për ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre-Dame.

Duke folur për shtypin, Trump thotë se ai dhe Macron kishin pasur “sukses vërtet të madh” duke punuar së bashku gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

“Dhe sigurisht duket sikur bota po çmendet pak tani. Dhe ne do të flasim për këtë,” shton Trump.

Presidenti francez kujtoi se Trump ishte president në vitin 2019, kur flakët shpërthyen në katedralen e Notre-Dame.

“Më kujtohet solidariteti i tij dhe reagimi i tij i menjëhershëm”, tha Macron për Trump.

Pjesëmarrja e Donald Trump në rihapjen e Katedrales në Paris, është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga fitorja e tij në zgjedhje, mbërriti në aeroportin Orly në jug të Parisit me një avion privat pak para orës 7 të mëngjesit.

Rihapja e katedrales Notre-Dame është kthyer në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.

Advertisement