Connect with us

Pinknews

Rikthehet fuqishëm në modeling Gigi Hadid, kunata e saj Dua Lipa i bën këtë…

Gigi Hadid ka realizuar së fundmi një set fotografik për Alexabder Wang, duke lënë të kuptohet se i është rikthyer botës së modelingut pas lindjes së vajzës.

25-vjeçarja ndau me ndjekësit e shumtë në “Instagram” disa imazhe që i lanë të gjithë pa fjalë. Në setin e parë bukuroshja bionde u shfaq me një kostum elegant të zi, teksa mbante një çantë të vogël të bardhë, varse prej ari dhe këpucë me printe zebre.

Në setin e dytë ajo u shfaq me një look të mprehtë, e veshur me një pelerinë blu të tejdukshme, xhinse klasike dhe bluzën e bardhë të thjeshtë. Këtë herë flokët i kishte të çrregulltë, teksa kishte veshur sandale me pendë.

Modelja e famshme rikthehet fuqishëm në modeling, kunata e saj Dua

Modelja e famshme rikthehet fuqishëm në modeling, kunata e saj Dua

Ndërkohë në setin e tretë Gigi u shfaq e veshur me një xhaketë lëkure të mbyllur, pantallona me vija dhe të njëjtat këpucë me printe zebre.

Modelja e famshme rikthehet fuqishëm në modeling, kunata e saj Dua

Modelja e famshme rikthehet fuqishëm në modeling, kunata e saj Dua

“Wow, bukuri!”– ka shkruar e famshme me origjinë shqiptare. Me këtë koment, Dua tregoi edhe njëherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e të dashurit të saj, Anwar Hadid.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *