Connect with us

Aktualitet

Rikthehet i nxehti afrikan në vend, ja sa do arrijnë temperaturat

I nxehti afrikan është rikthyer sërish në vendin tonë, por këtë herë do qëndrojë edhe më gjatë.

Sinoptikanët thonë se ditën e sotme temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë në disa qytete të Ultësirës Perëndimore. Sipas tyre, kjo valë e të nxehtit afrikan që vjen pas disa ditëve të freskëta, do qëndrojë të paktën 8 ditë.
Vetëm ditën e nesërme do ketë reshje shiu dhe tërheqje të lehtë të valës të së nxehtit ekstrem, por jo për shumë gjatë pasi nga e mërkura rikthehet i nxehti afrikan.

“Sot presim temperatura mjaft të larta. Pas një periudhe 4-5 ditore relativisht të freskët, temperatura do të ngjitet shumë pranë vlerës 40 gradë në shumë qytete të Ultësirës Perëndimore. Parashikohet që ditën e martë të kemi tërheqje të lehtë të valës. Do të kemi rrebeshe shiu kryesisht në qendër, përfshirë dhe kryeqytetin dhe në zonat jugore dhe juglindore pasi do të kemi disa celula konveksioni duke sjellë rrebeshe shiu dhe breshër në juglindje të vendit për shkak të temperaturave të larta.

Dita e mërkurë, e enjte dhe e premte nuk ka sinjale të kemi reshje. Do të jemi nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Do të jenë 3 ditë përvëluese, rriten temperaturat edhe në vlerat minimale. Madje rriten 17-18 gradë, shkojnë në zonat malore mbi 20 gradë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Temperatura 40 gradë pothuajse në të gjithë vendin, këto temperatura do i kenë dhe zonat malore përgjatë këtyre 3 ditëve, Kukësi, Hasi, Peshkopia, Kopliku po ashtu.

Me temperatura 39-40 gradë, vija bregdetare. Me temperatura mbi 40 gradë do të jetë në brendësi të territorit, ku në vijën e parë të frontit të nxehtësisë do të jetë qarku i Shkodrës, Lezhës, do të jetë Tirana po ashtu, Gjirokastra, Berati, Elbasani që termometri do të jetë mbi 40 gradë. A do thyhet rekordi i vlerës 42.5 që u shënuar gjatë Qershorit? Pritet që të afrohemi për të bërë analizën apo të dhënat e stacioneve.

Megjithatë kjo valë do të jenë mjaft e gjatë që do të zgjasë të paktën 8 ditë që do të na shoqërojë nga valët e të nxehtit afrikan në territorin shqiptar. Mos harrojmë që flasim për temperatura të matura në hije që do të thotë në diell janë 4 apo 5 gradë më të larta”.

Advertisement