Aktualitet
Rikthehet i nxehti në vend? Ja sa do arrijnë temperaturat sot
Territori i Shqipërisë përgjatë 24 orëve, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të përkohshme të vranësirave, të cilat parashikohet të theksohen në orët e pasdites, ku më të dukshme do të jenë në Lindje të vendit tonë. Por vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2–3 ballë