Connect with us

Aktualitet

Rikthehet në burg ish-kryebashkiaku Fatos Tushe, GJKKO i shton dënimin

Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Më parë nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë që Apeli sot e shpalli fajtor edhe për akuzën tjetër. Si përfundim Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim. Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Advertisement