Connect with us

Politike

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Lubonja: GJK ka mbështetur qeverinë në të gjitha shkeljet e Kushtetutës

Analisti Fatos Lubonja komentoi rikthimin në detyrë të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, që sipas tij, Shqipëria ndodhet në një autokraci, dhe si e tillë ligji nuk funksionon, por personat.

Lubonja  shton se Gjykata Kushtetuese aktuale, është më e dobëta që kemi pasur, pasi ka mbështetur gjithnjë qeverinë në të gjitha shkeljet e Kushtetutës.

Më tej, Lubonja shton se shqiptarët presin nëse do të bëhet drejtësi, apo do të sundojë banda e Edi Ramës.

Ky është rasti në demokraci jo në autokraci. Në autokraci nuk është ligji në pushtet janë personat. Është personi. Është një diferencë shumë e madhe. prandaj nuk është hera e parë që GJK merr vendime skandaloze duke mbështetur qeverinë. Është më e dobëta që kemi pasur.

Ajo e kohës Berishës i ka hedhur disa vendime kundër. Ndërsa kjo, vetëm 1 apo 2. E ka mbështetur në të gjithë shkeljet e kushtetutës. Këtu çështja fillon e mbaron te pikëpyetja sa e pavarur është drejtësia jonë. A e mbështesin ambasadorët amerikanë, kush është kundër?

Ky është një mesazh i qartë, për mua, që autokracia është ende e fortë. Dhe unë nuk do çuditem në thelbin e vet, i kam lexuar vendimet edhe formulimin, është një gjuhë e drunjtë. Duhet të ishte një gjuhë më e qartë. Gjykoj se ajo që presin njerëzit, ore a po bëhet drejtësi apo do sundojnë banda e Edi Ramës. Kjo është çështja në thelb fare.

Nuk di të them, sepse nuk i kam të qartë këto ndërkombëtarët janë prapa skene. Janë prapaskenë dhe ne interpretojmë gjithçka. Kishte një mbështetje shumë të fortë politike për Edi Ramën dhe reforma në drejtësi u konsiderua hap përpara dhe i dhanë vlera Edi Ramës.

Unë gjykoj se ai entuziazmi që kanë një pjesë se janë amerikanët prapa dhe i japin zemër prokurorisë të hetojë kundër krimit dhe politikanëve e vë në pikëpyetje se nuk shoqërohet me deklarime publike.

Advertisement