Sport
RIKTHIMI/ Ibrahimovic nuk i ndahet Milanit, përcaktohet roli që do të marrë
Dje Zlatan Ibrahimoviç asistoi në ndeshjen mes Milanit dhe Dortmundit e vlefshme për javën e katërt të Grupit F në Ligën e Kampionëve. Suedezi ishte ulur pranë Xherri Kardinales, pronarit të “djallit” që gjithashtu ishte i pranishëm në tribunën e “San Siro”-s.
Kamerat i fokusuan disa herë duke komunikuar dhe siç është zbuluar, suedezi qëndron në kontakt të vazhdueshëm me sipërmarrësin italo-amerikan. Me sa raportojnë mediat italiane, 42- vjeçari është shumë pranë rikthimit te kuqezinjtë, por këtë herë në rolin e drejtuesit. Ai do të jetë një lloj këshilltari për pronarët dhe do të bashkëpunojë në të gjitha projektet e “RedBird”-it në futboll, por edhe në sporte të tjera në përgjithësi nëpër botë.