Connect with us

Pinknews

Rina Balaj dërgon sinjale dashurie

Këngëtarja Rina Balaj dhe Sin Boy prej disa kohësh i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare. Edhe pse ata vijojnë të jenë një dyshe fantastike në muzikë, pasi janë komplimentuar shumë për harmoninë e zërave të tyre, pak kohë më parë u zbulua se ata ishin të ndarë shumë kohë para se gjithçka të bëhet publike.

Edhe pse ata kishin vijuar të bënin muzikë së bashku, ndarja e tyre u kuptua nga ndjekësit vetëm pasi u vu re se dy këngëtarët nuk ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”.

Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit Rina pranoi publikisht gjatë një interviste se çifti i kishte dhënë fund lidhjes. Për T7 ajo sqaroi se nuk i pëlqejnë dramat dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka folur lidhur me këtë, por gjithashtu ajo shpjegoi se ajo dhe Sin Boy do të mbeten partner në muzikë.

Mos vallë Rina po i dërgon sinjale "dashurie" Sin Boy?

“Unë nuk jam person që i dua dramat. Se po të doja të bëja drama, kam pasur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua t’u jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoi keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme, por unë nuk dua drama. Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në ‘Instagram’. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë,” ka thënë Rina. Gjithsesi, së fundmi ajo ka postuar një story në ‘Instagram’, ku në atë foto shkruhet “Shpirtrat binjakë nuk takohen rastësisht”.

Mos vallë Rina po i dërgon sinjale "dashurie" Sin Boy?

Duket një dedikim shumë i bukur dhe i ëmbël, por sa e mundur është që kjo të jetë për Sin Boy?

Advertisement