Connect with us

Politike

Rishfaqet Monika Kryemadhi: Më kanë kërcënuar, por nuk ndalem

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në konferencë për media, ku po denoncon atë që e cilëson “një skandal tjetër të ri” në lidhje me inceneratorët. Kryemadhi, e cila deri më tani ka bërë 3 denoncime në SPAK, shprehet se ka marrë kërcënime, por thekson se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. “Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente. Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive. Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare. Fokusi është vendosur tek zbatimi i kontratës.

Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje.

Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën e procedurave dhe të parasë publike, se si është shkelur ligji, kush janë përgjegjësit, si janë shpërdoruar paratë publike, kush kanë qenë përfituesit.

Nëse Partia e Lirisë do të kishte qenë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, ky produkt që vjen sot, do të vinte në një kohë më të shpejtë dhe vetë rezultati që prodhoi ai komision hetimor, do të ishte tërësisht ndryshe.

Megjithatë, edhe kapja e parlamentit, ashtu si kapja e gjithë shtetit nga qeveria, nuk do të më ndalonte mua si Monikë personalisht nuk do të më ndalonte në zbardhjen e kësaj afere korruptive, të plotë, duke marrë parasysh edhe çdo pasojë që mund të vinte për mua, familjen time reale dhe atë politike, nga qeveria dhe mafia e lidhur me të”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi thotë se Bashkia Tiranë nuk ka çuar përfaqësues në Njësinë e Zbatimit të Projektit dhe se kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin

“Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.

Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj nuk i ka “dalë dot për zot llogaridhënies shkresore që unë i kam kërkuar. Nuk i ka dalë për zot dot, firmës që ka hedhur dhe as pagesave që ka kryer.”

Ajo shton se “Veliaj ka gënjyer në komisionin hetimor për inceneratorët, dhe ka udhëzuar në cilësinë e sekretarit politik të partisë socialiste për qarkun Tiranë, edhe kryetarët e bashkive Vorë e Rrogozhinë që të mos kthejnë përgjigje ndaj Kryemadhit për pagesat e Bashkisë ndaj Inceneratorit të Tiranës”

Deputetja pretenton se qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro, ndërsa ka publikuatr llogaritjen e penaliteteve të pambledhura deri më datë 30 nëntor 2023

Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante”, tha ajo.

Kryemadhi publikoi dhe pamje me dron, dhe tha se Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit.

“Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës.

Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari I shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar”, u shpreh deputetja.

Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze: 1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti i parë i marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.

2. Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli i koncesionarit ka qenë përfitimi i pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave.

Kryemadhi firmosi live dhe një shtesë kallëzimin drejtuar SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku sipas saj Bashkia e Tiranës ka lejuar një ndërtim pa leje në 15 hektarë.

Politike

Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars/ Rama: Nga lart akoma më lart

Numri i pasagjerëve nga ajri, krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, është rritur me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, ku Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në mars 2024 krahasuar me vitin 2019.

Sipas statistikave të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria shënoi një rritje me 233 përqind të trafikut të pasagjerëve në mars 2024, krahasuar me vitin 2019.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

NGA LART AKOMA MË LART✈️😍

 

 

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅

Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast🤷🏻‍♂️

Continue Reading

Politike

“5D s’është asgjë, do jetë më e rëndë 15 drejtoreshat”/ Meta: Drejtësia bëri veprime fiktive

Kreu i PL, Ili Meta në një konferencë për shtyp foli mes të tjera për Reformën në Drejtësi. Ai tha se vend funksionon drejtësia me regji ndërsa përmendi edhe dosjet pa fund që kanë ngelur pa u trajtuar nga gjykatat.

Meta tha se Partia e Lirisë do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

“Nga drejtësi e plepave te “Ramaforma”, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARD se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

 

 

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e deputetëve luftojnë për karrige

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dashnor Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Sula tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Continue Reading

Politike

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Nga ballkoni i banesës së tij  ku prej 30 dhjetorit po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha iu referua protestave të fundit të zhvilluara para bashkisë së Tiranës, ku tha se duhet “ta bëjmë ditën natë”, deri në protestën e ardhshme që do të mbahet të martën.

“Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar. Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij. Të bashkohemi në një front të përbashkët. Fitoren e kemi të sigurt”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ftoi profesionistët e lirë në protestë. “Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama. Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitoren e merituar.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai

Continue Reading
Advertisement

TRENDING