Connect with us

Sport

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Sylvinho është në kërkim të emrave të rinj për në Kombëtare dhe duket se ka piketuar Sefer Eminin.

Mesfushori 24-vjeçar ka lindur në Shkup dhe luan në Superligën daneze me Sonderjyske, teksa është deri më tani ndër më të dalluarit në kampionat. Ai ka tërhequr edhe vëmendjen e Federatës së Maqedonisë së Veriut, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Lojtari ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa është grumbulluar në qershorin e vitit të kaluar edhe nga përfaqësuesja A e vendit fqinj, por pa u aktivizuar asnjë minutë me të.

Emini është një lojtar që bën mirë rolin e numrit “6” para mbrojtjes, por edhe numrin “8”. Shpesh e krahasojnë me Ramadanin për nga cilësitë, i cili gjithashtu ka luajtur në Danimarkë.

Ai ka luajtur 5 ndeshje me kombëtaret e moshave (U-20 dhe U-21) të Maqedonisë së Veriut, por FSHF është futur në lojë dhe mund të ketë një rival për Asllanin dhe Ramadanin në mesin e fushës.

Advertisement