Pinknews
Rita Ora shkëlqen në ‘Rugby World Cup 2021’
Rita Ora sw fundmi ka bërw tjetër shfaqje mbresëlënëse teksa performoi përpara ndeshjes titane të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të rugbit për femra në Auckland.
Këngëtarja, 31 vjeçe, tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa ishte e veshur në një kostum me ngjyrë të gjelbër, me një dizajn pa mëngë dhe dekolte me jakë.
Dhe gjithmonë mbështetës ishte bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga anash para se t’i dhuronte një puthje në faqen e gruas së tij, shkruan DailyMail.
Ndërsa ajo shtoi një ekstra elegancë me një pallto me litar, e cila i rrinte vetëm rreth belit – e siguruar nga një rrip i zbukuruar me xhevahire me thekë ari.
Rita doli në fushë me një veshje të dytë me ngjyrë të zezë me detaje të puplave rreth krahëve ndërsa bënte një tjetër performancë mahnitëse.