Politike
Rithemelimi sulmon ashpër SHBA, Britaninë dhe BE: Jeni hipokritë, të lidhur me mafien
Përfaqësuesit e PD-Rithemelimit, iu kanë çuar një letër Ambasadave të SHBA, BE-së, Britanisë së Madhe, Italisë etj., në Tiranë, pas protestës së djeshme përpara Bashkisë së Tiranës.
Ambasadat reaguan njëzëri duke dënuar aktet e dhunës, por kjo nuk i ka pëlqyer fort drejtuesve të fraksionit që drejtohet nga Sali Berisha ndaj dhe kanë reaguar me një letër.
Letra për Ambasadat është nisur në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por dihet se në fakt pas saj fshihet Adriana Kalaja, zyrtarisht anëtare e Gjykatës në PD e Rithemelimit, e pas saj vetë Sali Berisha.
“Ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.
Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur “non grata” si nga SHBA, ashtu edhe nga Britania e Madhe.