Connect with us

Bota

Rivalin e ka në pranga/ Erdogan akuzon opozitën: Po prishin paqen

Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm ndaj opozitës turke. Presidenti turk akuzoi opozitën se ka bërë gjithçka që mundet për katër ditë për të prishur paqen e kombit dhe për të polarizuar njerëzit pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Ai akuzoi gjithashtu opozitën se ka ushtruar dhunë ndaj policëve, ndaj njerëzve që kanë dalë për t’i mbështetur, dhe ndaj gjyqtarëve që thjesht po bëjnë punën e tyre.

“Sido që të bëjë opozita, ne nuk do ta braktisim kurrë mendjen, durimin dhe gjakftohtësinë. Komunat tona nuk do të favorizojnë korrupsionin, komunat tona nuk do të favorizojnë padrejtësinë. Komunat tona do t’i shërbejnë popullit të tyre duke ditur se çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë. Ka katër ditë që po bëjnë gjithçka në emër të prishjes së qetësisë së kombit dhe polarizimit të popullit tonë. Sot kanë zbuluar se në çfarë gjendjeje mendore janë duke kërcënuar publikisht mediat. Ata kërcënuan mediat, duke dhënë edhe emra televizionesh. Ata po përpiqen në çdo mënyrë të krijojnë një atmosferë tensioni dhe kaosi në qytetet tona, veçanërisht në Stamboll.Nëse keni guxim, le të funksionojë demokracia, le të funksionojë ligji. Nëse keni guxim, lini gjykatat të marrin vendimin e tyre në emër të kombit turk pa asnjë presion. Të pafajshmit dhe fajtorët le të zbulohen me ligj. E pranoni apo jo, askush në Turqi nuk është jashtë fushëveprimit të ligjit. Nuk ka dhe nuk do të ketë një pakicë të privilegjuar me lirinë për të kryer krime në Turqi. Nuk do të lejojmë që mbështetësit e CHP-së të prishin rendin publik dhe të prishin qetësinë e kombit tonë me provokime,”-tha Erdogan, duke komentuar për herë të parë protestat dhe zhvillimet në vendin e tij.

Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri

Advertisement