Pinknews
Robert Aliaj: Kristi duhet të dalë nga shtëpia
Robert Aliaj i është referuar “Big Brotherit” si një emision që u drejtohet turmave dhe luan me psikologjinë e tyre.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai është shprehur se konkurrentët aty duhet të rrinë pa bërë asgjë gjithë ditën duke i krahasuar me lopët e qumështit.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje djalit të tij, Kristit që të dal nga ai program pasi ai nuk është në habitetin e vet aty dhe do ta ketë të vështirë të mos bëjë asgjë.
“Unë do ti thoja dil (nga Big Brother). Sigurisht duhet të dalë. Jo sepse ai ka vështirësi, por nuk është në habitatin e vet dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat. Sa të përshtatet do ta ketë të vështirë, që të përqafohet me të mosbërit asgjë. Aty duhet të rrish si lopë, si lopët e qumështit.Të gjithë këto tele-realitete në Shqipëri, por edhe këtej, janë tipike që korrespondojnë me psikologjinë e turmës. Nuk është çudi që turma e ka më të rëndësishme se bukën. Edhe ti lësh pa bukë, nuk dalin me pankarta. Është brenda logjikës së mbijetesës së njerezve të varfër edhe mendërisht. Është ushqimi i këtyre kategorive sociale. Turmat janë shumë të rëndësishme në të gjithë shoqëritë. Kanë rëndësi ekstreme politike dhe shoqërore”, u shpreh ai.