Politike
Roland Bejko: Demokratët po përdoren për interesa të Berishës, s’i sjell dot në pushtet! Zgjidhja, t’i kërkojnë largimin
Politikani Roland Bejko thotë se demokratët po përdoren për interesa personale të Sali Berishës.
Në emisionin “Real Story”, ku u diskutua për protestën e opozitës, Bejko u shpreh se Berisha s’e sjell dot PD-në në pushtet ndërsa shtoi se demokratët duhet t’i bëjnë presion që të largohet.
“Nuk e kam me Joridën personalisht por e kam me të gjithë natyrën njerëzore që nuk ballafaqohen dhe nuk i dalin përballë.
Për shembull kanë zgjedhur që të shkojnë te Sali Berisha sot, Gjekmarkaj, Salianji, Tabaku Bardhi, e dinë shumë mirë që Sali Berisha nuk është personi që i sjell në pushtet.
Tani dil edhe thuaji Berishës o zotëri, do të flas sepse nuk e dua vendin tim të deputetit dhe kërkoi që të tërhiqet dhe t’i lërë demokratët që të gjejnë rrugën e tyre, sepse ka nevojë demokracia, Shqipëria dhe PD në radhë të parë. Nuk mjafton që të bësh të moderuarin dhe meqë je në parlament bën dy akte.
Demokratët më dhimbsen. Nuk e bëj dot hipokritin. Iu them çdo demokrati, edhe ata që janë në protestë, po iu them që më dhimbsen sepse e kam nisur 20 vjeç këtë punë me Berishën dhe më dhimbsen që përdoren për interesa personale të Berishës dhe po të dalë nga burgu si sjell dot në pushtet. E vetmja zgjidhje është që t’i bëjnë presion dhe të largohet”, u shpreh Bejko.