Ekonomi

“Roli i parasë gjatë luftërave”

Monedha është padyshim një nga zbulimet më të rëndësishme të të gjitha kohërave. Por a ka influencuar lindja e monedhës dhe zhvillimi i sistemeve monetare deri në ditët e sotme vetëm ekonominë e qyteteve dhe shteteve? Studimet kanë provuar qartazi se monedha ka një lidhje të fortë jo vetëm me ekonominë, por edhe me luftën. Lindja e monedhës ndihmoi mbi të gjitha mbajtjen e arsenalit ushtarak nga qytet-shtetet antike, duke lehtësuar pagesat për ndërtimin e shpejtë të flotave detare ushtarake, mirëmbajtjen e ushtrisë, pagesat e ushtarëve dhe mercenarëve apo sigurimin e shpejtë të ushqimit për ushtrinë gjatë fushatave luftarake. Avancimi i studimeve shkencore ka treguar se ndryshimet rrënjësore në sistemet dhe politikat monetare janë shpesh të lidhura me periudha luftërash. Këto ndryshime monetare mund të shfaqen në ndryshimin e sistemit monetar, në shtimin e sasisë së monedhave/parave të emetuara para fillimit dhe gjatë zhvillimit të një lufte, në qarkullimin masiv të një tipi monetar në zona shumë larg vendit të tij të origjinës, rritjes së numrit të thesareve të gjetura në një zonë të përfshirë në konflikt. Shembujt ndër shekuj mbi këto fenomene janë të shumta, duke dëshmuar praninë e kësaj marrëdhënieje të vazhdueshme në të gjitha epokat, mes konflikteve ushtarake nga njëra anë dhe rolit të monedhës/parasë gjatë luftërave nga ana tjetër

Për më shumë rreth këtij botimi, ju ftojmë ta shfletoni atë në linkun: https://www.bankofalbania.org/…/Roli_i_parase_gjate…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version