Connect with us

Sport

Roma ‘fluturon’ në krye me Dybala

Roma dhe Interi kanë festuar. Verdhekuqtë mposhtën 3-0 skuadrën e Monza dhe ngjiten në vendin e parë me 10 pikë të grumbulluara në katër javë kampionat.

Protagonist ishte sulmuesi Paulo Dybala, autor i dy golave që në pjesën e parë të ndeshjes, ndërkohë që në të dytën Ibanez realizoi edhe të tretin.

Edhe Interi e zgjidhi lehtë duelin kundër Cremonese, duke fituar me shifrat 3-1. Joaquin Correa ishte ai që e zhbllokoi duelin që në minutën e 12-të.

Barella u bë pjesë e shfaqjes më pas me një gol fantastik fluturimthi. Në listën e shënuesve nuk mund të mungonte as Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e tretë në pjesën e dytë.

INTER-CREMONESE 3-1
Correa 12′, Barella 38′, Martinez 76′ / Okereke 90′
ROMA-MONZA 3-0
Dybala 18′, 32′, Ibanez 61′

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *