Connect with us

Kronike

‘Ronaldo e hëngri plumbin kot’/ Vajza “hedh dritë” mbi atentatin në Don Bosko (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetet sociale duket se ka nxjerr detaje nga plagosja e dyfishtë e ndodhur më 3 shtator në zonën e Don Boskos. JOQ ka publikuar një video të filmuar gjatë mbrëmjes, ku duket një vajzë e cila bërtet me zë të lartë lidhur për plagosjen e Kastriot Elezajt dhe Ronaldo Metushit.

Vajza, e cila duket në gjendje shumë të rënduar psikologjike, shprehet se në fjalë pretendon se i riu, Metushi e ka ‘ngrënë plumbin kot’, ndërsa fajëson të afërmin e Kastriot Elezajt, Alket Elezaj, se dhunon vajzat e pambrojtura. Sipas saj, një prej vajzave të dhunuara është motra e saj.

“E hëngri plumbin kot Ronaldo, nga pleshtat, përfitojnë nga Ronaldo, nga Armela, nga motra, k… në p… Merreni me urgjencë policinë, Alket Elezaj ta marrin në polici, ju që dëgjoni, Alket Elezaj, jo Kastriot, Alket Elezaj. Dhunon vajzat e pambrojtura që pijnë kafe te Fajoni, Alket Elezaj, pederasti i… Po nuk e futa në burg, Alket Elezajn, që prek motrën time me dorë, do ta var prej k… kaq! Alket Elezaj prej Dibre që prek motrën dime me dorë”, shprehet ajo.

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko ka ndodhur në datën 3 shtator, ku të plagosur me armë zjarri kanë mbetur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, ku ky i fundit mori plumb në këmbë, ndërsa Elezi mori plumb në gjoks. Autorët kanë qenë më një makinë tip ‘Golf 5’, kur kanë qëlluar në verandën e lokalit ku dy të rinjtë po pinin kafe.Sipas policisë një nga shënjestrat Kastriot Elezi është me precedent penal dhe i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion. Menjëherë pas atentatit u gjet makina e autorëve e djegur dhe e braktisur në Qerekë në afërsi të Kamzës.

Advertisement