Më pas, ka qenë Marsel Buçi i cili ndër të tjera ka rrëfyer se pasi është konfliktuar me Deizi Arapin, është shoqëruar në komisariat nga policia ku theksoi se ka pasur një debat me shefin e Krimeve Pashk Syziu, i cili sipas tij e ka qenë i dehur dhe e ka goditur disa herë fizikisht, goditje të cilave ai nuk i është përgjigjur deri në ardhjen e një zyrtari tjetër të policisë i cili e ka ndihmuar.
Duket se ky episod i ka kushtuar përjashtimin nga Policia e Shtetit Syziut, sikundër njoftoi sot policia në një komunikatë për mediat.
“Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje”, thuhet në komunikatë.
Pjesë nga dëshmia e dhënë pak ditë më parë nga Marsel Buçi:
Mbrëmë kam dalë nga shtëpia tek lokali i lagjes, ku më pas kaloi Deizi Arapi dhe dëgjoj që filloi duke më ofenduar e më sharë. I jam kthyer dhe kam kërkuar të mos më shajë pasi është rast i përsëritur që ndodh me mua, për këtë gjë më vjen zor nga njerëzit të dal në rrugë dhe nuk e pranoj dot të më shajë palidhje.
Për ngjarjen kam vënë në djeni shefin e krimeve, e kam marrë në telefon tre herë dhe më ka thënë që nuk kemi mundësi dhe nuk kemi çti bëjmë (Deizi Arapit), nuk ka ligj që të ofendoj dikush dhe ta dënojmë. Më pas më shoqëruan në komisariat, pasi erdhi policia, pa asnjë arsye më ka dhunuar, më ka goditur ku mundej. Nuk di çtë them, një situatë e vështirë.
Nuk arrita të flisja, por sa u ula është ngritur (Shefi i Komisarjatit), bam me grushta, bam me kokë, bam me shkelma. Prezente ishte dhe një punonjëse policie dhe ishte e pamundur për ta ndaluar, nga zhurmat e mëdha ka ardhur një polic i sallës, e falenderoj se më ka ndihmuar, se ishte e pamundur nga ana ime që t’i shmangesha. Ka qënë dhe Deizi Arapi në zyrë, argalisej dhe qeshte, nuk di ctë them, kjo ishte situata dhe ndihemi keq.
Më kanë goditur në pjesën e gjoksit, në kokë ku mundeshe. Ishte i dehur dhe vinte era alkohol (Shefi i Komisarjatit). I thosha të lutem reflekto, të lutem mos godit e dhuno. Unë nuk kam bërë asgjë, pse jam këtu? Nuk më linte të flisja. Më ka goditur pa asnjë lloj arsye.
Më pas ka ardhur avokati im Denis Bylyku, pastaj është qetësuar situata, kam shkuar në drejtori më pas kam bërë kallzim për shefin e krimeve dhe nuk di cte them. Aty shpjegova të gjithë situatën.
Ndihem i pamundur, në siklet dhe nuk di ctë bëj. Jam në një situatë ku nuk dimë ku të ankohemi dhe ku të drejtohemi, ata le të hetojnë por jo me dhunë. Është e disata herë që shoqërohem në komisarjat. Unë jam ankuar dhe nuk më kanë dhënë asnjëhërë zgjidhje.
Për të arrestuarit si autor të djegies së mjetit në 10 tetor 2022 Marsel Buçi tha
Jo nuk e njoh fare autorin, as kam pasur asnjë konflikt me djalin, asnjëlloj gjëje. Nuk e di, me atë po merret shteti dhe nuk kam ide. Kjo është pjesë e hetimeve, unë nuk kam akuzuar njeri vetëm se Deizi më ka kërcënuar më ka thënë do të djeg makinën do të djeg kalamajtë dhe nuk kam pasur asnjëlloj konflikti tjetër. Djalin në fjalë (Durim Stefa) nuk e njoh. Nuk di ctë them për këtë person se nuk e njoh.
Unë dua të jem në qetësinë time, në qetësinë e familjes sime dhe kalamajve. Ndihem i kërcënuar. Nuk ka drejtësi, nuk më ndihmon njeri, jam në një situatë të vështirë.