Aktualitet
Rrëfimi i Luizit/ Evi Kokalari ka dy fjalë për ‘luanin’ dhe Benet Becin
Ish amerikania e Berishës, Evi Kokalari ka komentuar deklaratën e Luiz Ejllit i cili tregoi linjën e jetës ku përmendi lidhjen e ndarjen me vajzën e Jozefina Topallit si dhe ndihmën që mori nga kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci. Kokalarit i ka bërë përshtypje komenti ndërsa thotë se tashmë nuk po kupton asgjë pasi nuk sheh limite partiake.
Ky Luizi as për Xhozin nuk e bënte dot e ta mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë, apo dhe Xhozi për Benetin do votoje? Se seriozisht, këto ditë s’po kuptoj më gjë, ku mbaron PD-ja, dhe ku fillon PS-ja? Nuk shoh limite partiake dhe ideologjike fare”, tha Kokalari.
Kujtojmë se në linjën e jetës, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishte shkodran.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi të shtunën.