Connect with us

Kosova

Rrëfimi i një udhëtimi me kokën lart/ Behgjet Pacolli: Kur heshtën të gjithë, unë zgjodha të përballem

Nga Behgjet Pacolli

Vjen një ditë kur e kupton se çdo betejë, çdo moment i vështirë, çdo telefonatë e rëndësishme — ka lënë gjurmë. Ato plagë që më shkaktuan asnjëher nuk i fsheha, por i mbaj me krenari si dëshmi që kam qenë aty, në vendimet më të rënda, në përballjet më të mëdha. Kam ecur përpara edhe kur rruga dukej e pamundur. Gjithmonë kam zgjedhur të përballem, jo të hesht. Janë ato që sot më dallojnë nga ata që zgjodhën të mbijetojnë si spektator, në frikën e përjetshme.
Tani e kam krejtësisht të qartë pse isha i vetëm dhe pse nuk paskam qenë gabim. Sepse u paska munguar guximi që unë kam, dhe nga anash gjithnjë baltosnin lundrimin tim nëpër stuhi, në vend që të bashkangjitëshin.
Prandaj qëndroj me kokën lartë, sepse ai rrugëtim është harta e jetës time dhe dëshmi e fort e trashigimisë. Janë gjurmët e rrugëve që hapa e që të tjerët do i ndjekin.
Advertisement