DOSSIER
Rrëmbeu 5000 fëmijë dhe i shiti/ Milionere nga trafikimi
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz nuk do të rrështë së habituri njerëzimin se deri në çfarë pikë ata mund të arrijnë për të fituar diçka. Një prej tyre ishte Georgia Tann e cila është një nga trafikantet më famëkeqe të fëmijëve në historinë moderne. Nga viti 1924 deri në vitin 1950, Georgia rrëmbeu mbi 5000 fëmijë dhe ua shiti njerëzve të ndryshëm, të cilët ose do t’i përdornin si shërbëtorë ose për punë të rënda.
Për atë periudhë kohore, Georgia dukej e pafajshme dhe shumë e kujdesshme me fëmijët, pikërisht personi që të gjithë do të dyshonin më pak.
Por si mundet një person të bëjë diçka të tillë?
Georgia Tann lindi në 1891 në Filadelfia, Mississippi, në një familje të dashur dhe modeste. Prindërit e saj punuan për t’i ofruar asaj një jetë të mirë, kështu që nuk ka asnjë të dhënë në fëmijërinë e saj për të shpjeguar veprimet e saj.
Që në vitet e saj të adoleshencës, Georgia ëndërronte të bëhej gjyqtare ashtu si babai i saj, i cili nuk e miratoi këtë pasi ai mendonte se karriera ishte shumë e ashpër për të. Prandaj ajo punoi si punonjëse sociale, e specializuar në kujdesin e fëmijëve të keqtrajtuar.
Puna e saj e parë ishte në një qendër për fëmijët ku filloi gjithçka. Ajo vuri se kishte shumë familje të varfra përreth që nuk kishin mundësi të kujdeseshin për fëmijët e tyre, kështu që ata do t’i bindnin prindërit t’i shisnin fëmijët e tyre ose madje t’i dërgonin në qendrën e fëmijëve ku do të kujdeseshin për ta, raporton abcnews.al.
Georgia më pas do t’i shiste fëmijët. Pas disa muajsh, ajo u zbulua dhe u pushua nga puna. Babai i saj si gjyqtar kishte shumë lidhje dhe e ndihmoi të gjente një punë tjetër në Memphis.
Në vitin 1924 ajo u punësua si sekretare ekzekutive në një shtëpi kujdesi të quajtur “Tennessee Children’s Home Society”.
Korrupsioni i birësimit brenda Amerikës
Sapo filloi punën, ajo gjithashtu filloi biznesin e saj të pistë por këtë herë duke u kujdesur më shumë që të mos zbulohej. Duke qenë se ajo tani punonte në një qendër kujdesi për fëmijët ishte shumë më e lehtë për të që të merrte dhe të shiste fëmijë pa ngritur asnjë dyshim.
Në vitin 1929 ajo u bë drejtoreshë, duke i dhënë asaj kontrollin e plotë të gjithçkaje që ndodhte atje dhe duke korruptuar të gjithë sistemin. Në të njëjtin vit, ndodhi recesioni ekonomik në Amerikë, kjo do të thoshte se shumë njerëz vuajtën nga uria, duke i shtyrë edhe më shumë drejt shitjes së fëmijëve të tyre, qoftë edhe për 1 dollarë.
Arsyeja që shumë prindër po i shisnin ose i jepnin fëmijët e tyre ishte për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, me shpresë në një familje më të mirë nëse qendrat e birësimit do të bënin siç duhej punën e tyre.
Nuk është vetëm Georgia ajo që filloi korrupsionin brenda qendrave të birësimeve nëpër Amerikë, por shumë njerëz të tjerë që panë potencial për të fituar para, veçanërisht me kërkesën e lartë në tregun e zi që fëmijët të përdoren si skllevër.
Përveç kësaj, kishte disa blerës të tjerë në tregun e zi që dëshironin thjesht fëmijë dhe ata ishin të famshëm. Shumë të famshëm i paguanin Georgias shumë dollarë për fëmijët, duke përfshirë aktoren e famshme Joan Crawford e cila bleu binjakët Cathy dhe Cindy nga Georgia në 1947, raporton abcnews.al.
Në një libër të titulluar The Baby Thief: The Untold Story of Georgia Tann, Baby Seller Who Corrupted Adoption shkruar nga Barbara Bisantz Raymond përmend se disa nga fëmijët e shitur nga Georgia, iu shiteshin pedofilëve, duke mos u kujdesur për traumat që ata do të përjetonin.
Mund ta imagjinoni që Georgia nuk ishte e vetmja në këtë biznes, ajo kishte shumë njerëz, nga mjekë deri te gjyqtarë, avokatë dhe punonjës socialë që ishin të interesuar për paratë që do të fitonin nga ky biznes.
Kur ajo u bë vërtet e dëshpëruar, ajo kërkoi që mjekët dhe infermieret t’i gënjenin nënat se sapo kanë lindur një fëmijë të vdekur kur fëmija ishte plotësisht i shëndetshëm.
Fëmija do të shitej me një emër të ri, duke i bërë pothuajse të pamundura gjasat që prindërit e tyre të gjenin të vërtetën. Georgia shkoi aq larg sa të reklamonte fëmijët e rrëmbyer në gazetën lokale si dhurata për Krishtlindje, të cilat çdokush mund t’i blinte.
Ky do të ishte një post që do t’i tërhiqte prindërit të birësonin fëmijë dhe kur t’i merrnin dokumentet, Georgia do të përfshinte taksat joekzistuese si çmim për fëmijët. Kostoja e një “birësimi” ndryshonte, por mesatarisht ishte rreth 750 dollarë (me inflacion që do të ishte 12,000 dollarë sot)
Nga viti 1924 deri në vitin 1950, Georgia Tann fitoi mbi një milion dollarë nga shitja e fëmijëve. Ajo korruptoi aq shumë njerëz, saqë e kishte të vështirë të akuzohej edhe nga prindërit e saj, të cilët e dinin saktësisht se çfarë po ndodhte.
Georgia po fitonte aq shumë para saqë ajo do të kishte shumicën e gjyqtarëve dhe avokatëve në anën e saj, kështu që prindërit e revoltuar nuk mund të bënin asgjë.
Në vitin 1949, guvernatori i Tenesit, Jim Nance McCord, i kërkoi avokatit Rober L. Taylor dhe gjyqtares Camille Kelley që të shqyrtonin çështjen e Georgia Tann për shkak të numrit të lartë të akuzave dhe shumë rasteve të rrëmbimit brenda Tenessis.
Edhe pse gjyqtarja Camille Kelley u përpoq ta ndalonte Taylor-in të vizitonte shtëpinë e kujdestarisë, ajo shkoi gjithsesi. Taylor zbuloi biznesin e pistë të saj dhe arsyen pse ajo nuk u kap për kaq shumë vite.
Në fund të viteve 1930, në fillim të viteve 1940, Georgia filloi të shiste fëmijë në të gjithë Amerikën, veçanërisht në Kaliforni dhe Nju Jork. Georgia ishte vërtet e zonja pasi po mbulonte të gjitha gjurmët e saj duke hequr të dhënat e fëmijëve të shitur nga çdo arkiv, raporton abcnews.al.
Në vitin 1950 me ndihmën e Gordon Broëning (guvernatori i ri i Tenesit) Taylor arriti të mbledhë të gjitha provat e nevojshme për të arrestuar Georgian. Në shtator 1950 ai akuzoi atë në një konferencë publike, megjithatë, më 12 shtator 1950, Georgia Tann vdiq nga kanceri në moshën 59-vjeçare.
Pas kësaj, filloi një hetim në të gjithë për t’i dhënë fund korrupsionit në birësimin e fëmijëve dhe të mbyllte tregun e zi për fëmijët.
Edhe sot e kësaj dite, trafikimi i fëmijëve është ende një problem i madh në botë për shkak të njerëzve si Georgia Tann që kujdesen vetëm për paratë dhe do të shesin fëmijët e pafajshëm me çdo çmim.