Kosova
Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti: Ndërkombëtarët të dënojnë agresionin serb
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë Forumit të Prespës në Strugë, ka deklaruar se Serbia me rrëmbimin e tre policive e shkeli marrëveshjen e Kumanovës në 1999 dhe NATO-ja duhet të gjykojë këtë shkelje për shkak të veprimit agresiv serb mbi Kosovën.
“Dëshiroj t’ju falënderoj Departamentit të Shtetit të SHBA sepse kërkuan që menjëherë lirimin e tre policëve të Kosovës pa kusht dhe kjo është mënyra me të cilën mund të vazhdojmë përpara, duhet të kthehen këta policë dhe pastaj na duhet bashkësia ndërkombëtare që fuqishëm dhe qartë të dënojë agresionin serb në Kosovë sepse me rrëmbimin e tre policive e shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Kumanovës në 1999 dhe mendoj që NATO-ja duhet të gjykojë shkeljen e marrëseje së Kumanovës me Serbinë për shkak të veprimit agresiv serb mbi Kosovën dhe duhet të kërkojë që të kthehet siguria “, tha ai.
Ai tha se derisa Forca e Sigurisë së Kosovës nuk duhet të kalojnë Ibrin, KFOR duhet të mbroj kufirin.
“Ky vakum, kjo zbrzëti duhet të plotësohet disi, jo nga organizata kriminale apo agjenci shtetërore nga policia dhe ushtria dhe xhandamëria që bëjnë … në Kosovë por nga KFOR dhe NATO. Kërkoj që të kompensohet ky vakum në veri sepse kemi nevojë që kufiri tanë të mbrohen, të ruhen dhe nuk është korrekt se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk duhet të kalojnë Ibrin dhe nga ana tjetër t’iu lejohet Ushtrisë serbe dhe njësive të speciale të Serbisë ta kalojnë kufirin dhe të futen në Kosovë, të hyjnë në Kosovë”, tha ai.
Përndryshe, gjatë qëndrimit më Maqedoni të Veriut, në kuadër të këtij forumi, Kurti ka takuar përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar.