Connect with us

Kosova

Rrëmbimi/ Kurti: Ndodhi brenda Kosovës, kemi gjetur gjurmët e forcave serbe…KFOR pse hesht

Kosova ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë. Kjo mbledhje vjen një ditë pas tensioneve në veri, ku forcat serbe rrëmbyen tre efektivë të Policisë. Takimi në të cilin marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka publikuar foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kurti thotë se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe policia në bashkëpunim me KFOR kanë gjetur gjurmët e policëve serbë, si edhe ushqimet që ata kanë ngrënë dhe prangat. KURTI thotë se nuk e kupton përse hesht KFOR. Kurti e Sveçla i bëjnë thirrje serbisë t’i lirojnë menjëherë policët. Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim. Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë”, tha Kurti.

Ky Këshill përbëhet nga presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë si ministri i Punëve të Brendshme, shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, ministri i Mbrojtjes, e ministrja e Drejtësisë. Për shkak të mungesës së presidentes Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit, Këshilli i Sigurisë u drejtua nga kryeministri Albin Kurti.

Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Por, Kosova thotë se janë arrestuar brenda territorit të saj.

I pyetur nga gazetarët për një shkëmbim të mundshëm mes 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer dhe kriminelit serb Millun Millenkoviç, Kurti tha se një gjë e tillë nuk është aspak në planet e tj. Ai tha se arrestimi i Millenkoviç ka shkaktuar panik tek kriminelët e tjerë të cilët nuk e mendonin se diçka e tillë mund të ndodhte.

“Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia ushtarake e Serbisë kanë qenë në një rrugë ilegale ku ndalohej kontrabanda. Përballë tyre jkanë pasur njësi të specializuara të Serbisë. Në anën tjetër kemi një kriminel serbe që nuk është bërë kriminel vetëm në protestat në veri por ka dosje të trashë të veprave kriminale të kryera në Kosovë. Këtu ka sundim ligji, republikë demokratike. Arrestimi i Millenkovicit i ka bërë të panikosen të gjithë kriminelët. Nuk kanë mundur ta besojnë që ndodh arrestimi i tij. Prandaj kanë reaguar në atë mënyrë. Ne nuk bëjmë pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë lloj shkëmbimi. Atë edhe mund ta kërkojnë dicka të tillë, por ju nuk keni nevojë të paraqitni këtë si mundësi sepse jeni qytetarë të republikës sonë. Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur?”- tha Kurti.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, me kryeministrin e vendit që tha se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.

“Për arsye të sigursië, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se nuk e dinë se ku ndodhen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jo demokrati dhe nuk brengoste për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as deeskalim të situatës aktuale. Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR që hetonin rastin. Mund të them sa i takon terrenit të dhënat përputhen por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”, tha Sveçla.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si të pakuptimtë heshtjen e ndërkombëtarëve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku u rrëmbyen 3 policë të Kosovës nga ana e forcave serbe. Ai tha se qëndrimi i tyre nuk ndihmon për depërshkallëzimin e situatës.

“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i. Ne me partnerët tanë i ndajmë informaat por heshtja e tyre nuk i kontribuon as depërshkallëzimit, as hetimit dhe as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë edhe shkelje e rezolutës por ëhstë komandanti i KFOR-it që për çdo deklaratë përmend rezolutën 1244. Ne e konsiderojmë kushtetutën e vendit dhe ligjin si të drejtë dhe përgjegjësi tonën”- tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka publikuar foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kurti thotë se rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe policia në bashkëpunim me KFOR kanë gjetur gjurmët e policëve serbë, si edhe ushqimet që ata kanë ngrënë dhe prangat. KURTI thotë se nuk e kupton përse hesht KFOR.

Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim. Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet ilegale që janë bërë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë për tejkalim të kufirit sic pretendon Serbia. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe janë gjendur gjurmët e këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por edhe prangat lidhëse plastike, si është e mundur që pretendojnë se janë arrestuar në Serbi ku prangat janë në vendin që themi në. Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti se as të nesërmen me këtë të vërtetë që po e shfaqim para jush, nuk del KFOR. Ky vend është qartazi në Kosovë, edhe automjeti edh e ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës.

Bëhet fjalë për 2 formacione të armatosura të Serbisë që kishin hyrë në territorin tonë me të cilat duhet të merrej KFOR-i. Dy njësitë serbe duket që kanë bërë vëzhgim dhe më pas rrëmbimin. Nuk bëhet fjalë për arrestim, arrestimin e ka bërë policia e Kosovës për kriminelin Millun Millenkoviç. Vetë policët kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë.

1686812871_harta.jpg

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla bëri thirrje që ndërkombëtarët të dënojnë rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe ditën e djeshme. Ai tha se Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës.

“Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë oragnizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’. Bëhet fjalë kur më herët ka pasur konttrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe. Ky akt criminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli. Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt criminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”- tha Zveçla.

Advertisement