Connect with us

Kronike

Rrëmbyen dhe mbajtën peng/ Arrestohen 4 persona të fisit Ndoj në Sarandë

•3 vëllezër dhe 2 djemtë e njërit prej tyre rrëmbyen për 3 orë Gentian Omerin në Sarandë.•Pjeter Ndoj, 30 vjeç, Astrit Ndoj, 44 vjeç dhe djemtë e këtij të fundit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj, të dy 21 vjeç janë arrestuar nga policia. Në kërkim është shpallur vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç. •5 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. •Ata kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte Omeri, të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë.  •Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 01:00, kur Omeri njoftoi policinë se po e ndiqnin disa persona me makinë dhe i rrezikohej jeta prej tyre. • Policia gjeti në rrugën e fshatit Xarrë, Omerin, të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve. •3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar. • Policia sekuestroi 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. • Personat e ndaluar do hetohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Pengmarrja në Sarandë/ Omeri u paraqit vetë në spital, 39-vjeçari kishte thyerje hunde, dhëmbi dhe gishtash

Arrestohen 4 persona të fisit Ndoj në Sarandë/ Rrëmbyen dhe

Spitali

SARANDË– Gentian Omeri, u paraqit mbrëmjen e 18 janarit në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit si dhe thyerje të njërit gisht.

Gentian Omeri, 39 vjeç nga fshati Verve, në Bashkinë Konispol u mor peng nga 3 vëllezër me emrat Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Këta persona janë kanë rënë në pranga të gjithë përveç Alfred Ndojit, i cili ka mundur që të arratiset në drejtim të paditur. Shkaku i rrëmbimit të 39-vjeçarit Omeri është bërë për motive të dobta, pasi këta persona kanë përplasur me dashje mjetin që drejtonte Omeri. Më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë lidhur brenda në makinë duke e mbajtur për disa orë dhe më vonë e kanë lënë të dhunuar në rrugë.

EMRAT- Pengmarrja në Sarandë, 5 persona nga fisi Ndoji torturuan e më pas lanë pa ndjenja në tokë Omerin

Arrestohen 4 persona të fisit Ndoj në Sarandë/ Rrëmbyen dhe

Arrestimi

SARANDË– Dalin detaje nga pengmarrja e Gentian Omerit në Sarandë. Policia ka vënë në pranga Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe ka shpallur në kërkim dhe Alfred Ndoji ( 3 vëllezër). Në pranga përfunduan edhe 2 djemtë e Astrit Ndoji konkretisht Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte Omeri të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Omeri më pas u paraqit në spitalin e Sarandës për tu mjekuar. Policia ka sekuestruar 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare.

Personat e arrestuar do të hetohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 familjarët në Sarandë (NJOFTIMI)

Arrestohen 4 persona të fisit Ndoj në Sarandë/ Rrëmbyen dhe

Arrestimet

SARANDË- Një person është rrëmbyer ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 39-vjeçari me emrin Gentian Omeri është rrëmbyër nga 3 vëllezër me emrat Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Këta persona janë kanë rënë në pranga të gjithë përveç Alfred Ndojit, i cili ka mundur që të arratiset në drejtim të paditur.

Shkaku i rrëmbimit të 39-vjeçarit Omeri është bërë për motive të dobta, pasi më datë 19 këta persona kanë përplasur me dashje mjetin që drejtonte Omeri. Më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë lidhur brenda në makinë duke e mbajtur për disa orë dhe më vonë e kanë lënë të dhunuar në rrugë. I dhunuari është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka pasur dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht.

Advertisement