Kosova
Rrëmujë dhe Albanofobi – Retorika e viteve 90 del në skenë
Me debate të ashpra e tensione, deri në kërcënime për qërim hesapesh, janë përshkuar prej dy ditësh seancat e Kuvendit të Serbisë, ku u debatua lidhur me Kosovën.
Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka thënë se në këto seancë ishte përsëritur retorika e viteve ’90.
“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do ti kisha cilësuar seancat në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve 90 ka dale sërish në skenë”, ka shkruar Kamberi në Facebook. Në parlamentin serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij do të përballet me pasoja të rënda nëse refuzon një plan perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai, duke kritikuar partitë opozitare, tha se do t’i kundërvihet çdo përpjekjeje për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara por edhe la të kuptohet se do të pranojë propozimin evropian, një qasje që u vlerësua nga Shtetet e Bashkuara.