Aktualitet
Rreshjet/ Durrësi turistik ‘këndon refrenin’ e përmbytjeve
Reshjet e shiut gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme kanë krijuar situata problematike.
Në qytetin e Durrësit për shkak të reshjeve janë përmbytur sonte shumë rrugë. Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm. Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.