Connect with us

Sport

Rrezikon Botërorin, FIFA merr vendimin për Ekuadorin

Ekuadori do jetë pjesë e skuadrave që do të garojnë në kampionatin Botëror të Katarit, i cili fillon pas afro 2 muajsh.

Komisioni i Apelit të FIFA-s ka konfirmuar vendimin e Komisionit Disiplinor për mbylljen e procedimeve kundër Ekuadorit, të cilët rrezikonin pjesëmarrjen në Katar 2022.

Apeli ka hedhur poshtë dhe njëherë akuzat e Kilit, për aktivizimin e lojtarit Bajron David Kastijo Segura, i cili dyshohej se nuk kolumbian.

Komisioni ka konstatuar se në bazë të dokumenteve të paraqitura, lojtari duhet të konsiderohet si mbajtës i shtetësisë ekuadoriane.

Gjithses, duket se çështja nuk ka përfunduar këtu.

Ajo pritet që shumë shpejt të shkojë në CAS, me Kilin që ende beson se mund të jetë pjesë e Botërorit Katar 2022.

Advertisement