Connect with us

Politike

Rrëzimi i Dekretit të Presidentit për disa ndryshime në ligjin “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”

Përshëndetje,

Siç edhe e keni ndjekur, Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Çështjeve Ligjore ka rrëzuar sot Dekretin e Presidentit të Republikës për disa ndryshime në ligjin “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”.

Të shumta janë argumentet që Komisioni ka përdorur për të rrëzuar arsyetimet e shprehura në dokumentin bashkëshoqërues të dekretit. Ajo që dua të them sot për opinionin publik është se, rezultati i Komisionit është një shprehje kuptimplotë e një shumice të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, qofshin të mazhorancës apo të opozitës parlamentare, për ti hapur rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Është e papranueshme dhe duhet refuzuar menjëherë përpjekja e Ilir Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme dhe aventurë të papranueshme, për më tepër që koha e mbetur në dispozicion për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit është më pak se 180 ditë. Në këtë këndvështrim dua ta them shumë qartë se Ilir Meta në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim të përmirësojë kuadrin ligjor zgjedhor në Republikën e Shqipërisë. Pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka tjetër për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit. Për Partinë Socialiste, Grupin e saj Parlamentar dhe shumicën në këtë Kuvend, Komisioni i Venecias është gjithmonë i mirëpritur të sjellë në mënyrë të “pjekur”, opinionet e saj. Ai opinion, sipas traditës së vendosur nga ana jonë, do të diskutohet me kujdesin e duhur me të gjitha forcat politike. Duke pasur parasysh kohën që na ka mbetur në dispozicion, do të mbetet për t’u adresuar çdo lloj çështje që mund të dale, pas 25 prillit.

Nuk kemi kohë për të humbur dhe për të hyrë në një aventurë. Nuk dua të ndalem në shumë argumente por, sikurse edhe e dini, implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, kërkojnë kohën e tyre. Duke qenë se ne tashmë kemi një Kod Zgjedhor, ku qytetarët shqiptarë për herë të parë do të votojnë për subjektet zgjedhore, por edhe kandidatët, kjo është një kohë e shkurtër që institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me emërtesat e tij të reja të përgatisë procesin zgjedhor.

Ndërkohë që në këtë komunikim me ju do të doja të ndalesha në disa prej çështjeve të ngritura në argumentet e sjellë nga Presidenti i Republikës, ku ndër to, ai është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat hyjnë në fuqi pas ditës së enjte, nuk na garantokan sipas presidentit një proces zgjedhor me lista të hapura, sikurse është edhe parashikimi kushtetues. Listat e kandidatëve për subjektet zgjedhore do të jenë 100% të hapura. Kjo është mëse e qartë për këdo që ka kulturën minimale juridike për të lexuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor, të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati apo kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve, duke vlerësuar ata kandidatë që gëzojnë një mbështetje të madhe mbi vetë renditjen e propozuar nga subjekti zgjedhor. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral, ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rendisin kandidatët, rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje janë shembujt e: Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë, etj.

Gjinia më pak e përfaqësuar garantohet se do të jetë jo më pak se 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura.

Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar si në listën paraprake të depozituar nga subjeki zgjedhor, ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga po i njëjti subjekt zgjedhor.

Në lidhje me ndikimin e zgjedhësve në përzgjedhjen e kandidatëve, sistemet proporcionale ndahen në ato me lista të hapura dhe me lista të mbyllura. Në sistemet me lista të hapura, sikurse ne kemi zgjedhur, votuesit votojnë për një kandidat individual sipas votës parapëlqyese. Ndër të tjera, votuesit mund të zgjedhin përmes votimit për një parti ose zgjedhjes së kandidatit të tyre. Votat për një kandidat e bëjnë atë kandidat më shumë të ngjarë të jetë në grupin e deputetëve të partisë që zgjidhet. Një votë për një kandidat llogaritet si votë për partinë e tij kur vendoset sa vende duhet të marrë secila parti.

Sisteme të ndryshme u japin votuesve peshë të ndryshme ndikimi. Vendet u caktohen partive në proporcion me votat që ato kanë marrë. Në shumë vende ku llogariten votat individuale brenda një liste, një kandidat duhet të kalojë një prag parapëlqyes të përqindjes së votave për të pasur një vend preferencial në listë sikurse: Hollanda, Bullgaria dhe Kroacia. Kjo ëshë fiks ajo që ka edhe kodi ynë zgjedhor.

Një çështje tjetër e ngritur nga Presidenti i Republikës, e cila mendoj se meriton vëmendjen dhe sqarimin publik. Sipas presidentit mungesa e një konsensusi të gjerë publik dhe pretendimet për një shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, nuk përbëjnë fakt lënde për shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Dua të sqaroj disa gjëra shumë të rëndësishme.

Së pari, besoj se biem të gjithë dakord që pretendimet e Presidentit të Republikës janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat janë diskutuar gjatë edhe në mbledhjet e Këshillit Politik.

Qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe Partisë së Ilir Metës, Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe se ky ndalim binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Prandaj sipas tyre amendamentet kushtetuese nuk duhej të miratoheshin në atë kohë. Më pas, shqiptarët janë dëshmitarë, u pranua zyrtarisht se amendamentet kushtetuese nuk i ndalonin koalicionet. Mundësia e përfshirjes së opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik, duke i mundësuar asaj të luante rolin e vet në këtë proces, qe një mundësi të cilën ajo, për fat të keq, nuk e përdori në të mirë të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë ka kryer me korrektësi maksimale detyrën e vet dhe ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që adresojnë amendamentet e miratuara në 30 korrik në ligjin themelor të vendit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë konkluzion përsa është paraqitur nga ana e Presidentit të Republikës dhe sa është munduar të shpjegojë arsyet e fshehura Ilir Meta, nuk u gjetën edhe nga Komisioni i Çështjeve Ligjore asnjë argument apo bazë kushtetuese për të miratuar arsyetimet e sjella në dekret.

Në këtë moment dua ta them troç se çështja e ndryshimeve të 5 qershorit është realizuar 100%. Po ashtu çështjet e lidhura me hapjen e listave edhe ato janë realizuar 100% në frymën e ndryshimeve kushtetuese.  Asnjëra nuk është e ndërlidhur me tjetrën. Ajo që i lidh të dyja është fakti që në 25 prill qytetarët shqiptarë do kenë një kod zgjedhor, sipas parimeve më të mira demokratike.

Duke qenë se legjislacioni është miratuar në kohën e duhur tani u takon të gjitha institucioneve, të cilat ngarkohen me ligj për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, po ashtu edhe partive politike që të heqin dorë nga modelet dhe eksperiencat e dështuara të një viti më parë apo edhe tre viteve më parë për të bllokuar apo mosparaqitur në kohë për regjistrimin e proceseve zgjedhore. Unë jam shumë i bindur që në 25 prill të gjitha partitë politike, të cilat plotësojnë kriteret sipas propozimit të kandidatëve, do të regjistrohen në kohën e duhur për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në këtë këndvështrim gjej rastin t’u them se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar, si rrallë herë, me një shumicë kushtetuese. Edhe pse Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta mbi të gjitha sheh të nevojshme miratimin e ndryshimeve kushtetuese me 3/5, ato janë miratuar përtej 2/3 e Kuvendit. Kjo tregon se edhe opozita parlamentare ka mbështetur në shumicë këto ndryshime.

Bazuar mbi të gjitha këto, ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të votojë raportin përfundimtar të Komisionit për Çështjet Ligjore, që rrëzon Dekretin e Presidentit të Republikës. Prej këtij momenti, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, Kodi Zgjedhor është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha palët.

Pyetje: Z. Balla, Komisioneri për Zgjerim ka kërkuar që të pritet opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përse nuk po e prisni opinionin e Komisionit të Venecias?

Përgjigje: Sepse edhe nga eksperiencat e vitit të fundit, procesi që përfshin konsultimin dhe opinionet e Komisionit të Venecias, shkojnë përtej kohës së nevojshme që Shqipëria ka nga sot deri në 25 prill.

Për ne, sikurse edhe Kryeministri Rama e ka shprehur gjithmonë, opinionet e Komisionit të Venecias janë të vyera dhe të mirëpritura. Nuk duhet të harrojmë që Shqipëria me Dekret të Presidentit të Republikës ka datën e zgjedhjeve.

Vetë Komisioni i Venecias ka përcaktuar “të zezë mbi të bardhë” që, i takon parlamenteve të vendeve anëtare, të përcaktojnë rregullat e proceseve zgjedhore dhe kush ka dëshirë të hulumtojë mbi jurisprudencën këshillimore të “Venecias” për këtë çështje, është i lutur t’i drejtohet websajtit të “Venecias”, ku do të gjejë një sërë opinionesh ndër vite që kanë konsoliduar këtë gjetje finale të “Venecias”.

Në kushtet që në Kuvendin e Shqipërisë nga dita e parë deri në atë të fundit, nga neni i parë në nenin e fundit, janë respektuar tërësisht Kushtetuta si ligji themelor. Rregullorja e Kuvendit dhe të gjitha aktet e tjera rregullatore në funksion të një procesi ligjvënës korrekt janë fryma e cila garanton që kemi të bëjmë me një legjislacion demokratik dhe që garanton zgjedhje të lira dhe demokratike.

Dua ta them edhe një herë për këdo që dëshiron ta dëgjojë se, ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë sot dakordësinë më të madhe të kërkuar nga Kushtetuta. Janë miratuar përtej shumicës që kërkon Kushtetuta, ku edhe shumica e opozitës parlamentare ka votuar në favor të këtyre ndryshimeve.

Kur bie fjala për praktikat e mira që “Venecia” u kërkon vendeve anëtare, fakti që Shqipëria ka ndjekur një proces që ka startuar me ligjin themelor në Kushtetutë, ne kemi garantuar plotësimin e një prej pikave të praktikave më të mira sikurse është: ndryshimet duhet të bëhen jo një vit para zgjedhjeve, vetëm në rast se bëhen në Kushtetutë. Ne këtë kemi bërë.

Ndryshimet në Kushtetutë kanë hyrë në fuqi, ndoshta Presidenti i Republikës nuk e ka marrë vesh, që prej datës 20 gusht, kur është plotësuar edhe afati nga dita e miratimit të tyre në Kuvend dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

Faleminderit të gjithëve! Punë të mbarë institucioneve përkatëse në përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit në zbatim të ligjeve që miraton Kuvendi i Shqipërisë!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Meta: Sufllaqe nga qielli nuk bien më. PL do rrëzojë Rilindjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të re organizimi e cila do të shpaloset më 27 prill.

Meta u shpreh se slogani i kësaj lëvizje do të jetë nga tani e tutje “Për ty Atdhe”, ndërsa shtoi se do të garojë për postin e presidentit në PL, si kandidati më i duhur.

“Lekët e nënë Selvisë, të xhaxhait nga Sovjani dhe të gjithë qytetarëve,  nuk do t’i marrë më as Rama as djali i atij miliarderit që vjen çdo ditë në Shqipëri. Le të shkojë në Greqi, e djegin grekët e përvëlojnë. Ndaj nisim për ty Atdhe, për Atdheun bëjmë çdo sakrificë. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut.

Ne do t’ja kthejmë lekët popullit shqiptar. Jemi krenar që i shërbejmë popullit tonë, familjes, ndaj si kurrë më parë Shqipëria i ka sytë tek kjo konventë. Çdo anëtar dhe simpatizant do e ndjekë, s’do ketë zhvillim pa prezencën e medias. Ka një kandidat më të mirë dhe më të rri se Meta le të vijë.

Sufllaqe nga qielli nuk bien më. Liderët formohen në opozitë, jo në qeveri, përmes sakrificës. Të jesh në opozitë është mision, sakrificë, vetëm liderët e kuptojnë këtë”, tha Meta.

Po ashtu, ish-presidenti deklaroi se PL do të kthehet në forcë politike që do të rrëzojë nga pushteti Rilindje.

“Rilindja do ta marri të shtyrën më 27 prill. Forca drejt konventës, kudo e ndjej që Shqipëria po lëviz, minjtë po dridhen. Përballë tyre do të jetë një shumicë dërmuese. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter dhe të paepur si nënë Selvija. Drejtohet nga Erisa Xhixho, nga njerëz me vlera të larta morale, nga njerëz me zemër dhe jo nga ata me stomak”, tha Meta

Continue Reading

Politike

Ish nënkryetari i PL: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share në Facebook

Endrit Braimllari zbuloi në ‘Frontline Intervieë’ se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook.

‘Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte tënndante ekipin në bazë. Ky është problem im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe  personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share’, thotë Braimllari.

Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari thotë se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Metën.

‘Nuk besoj se ka qenë kjo. Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit’, nënvizon ish-nënkryetari i PL-së

Continue Reading

Politike

Meta sfidon kandidatët për drejtimin e partis: Ka ndonjë që hipën në paralele më lart ose që vrapon më shpejt se unë?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politikë në kryeqytet, teksa ka folur edhe për Konventën e planifikuar për datën 27 prill.

Ai hapi sfidën për kandidatë të tjerë që të garojnë ndaj tij për të marrë drejtimin e partisë, duke pyetur nëse ka “ndonjë që hipën në paralele më lart ose që vrapon më shpejt se Ilir Meta”.

“Rilindja, kjo farë e keqe do të shembet. Ka programuar shpopullimin e vendit. Ne i shërbejmë popullit tonë dhe si asnjëherë më parë gjithë vendi i ka sytë të konventa e PL.

Nëse ka kandidatë të tjerë le të dalin. Nëse ka një që hipën në paralele më lart se Ilir Meta, nëse zgjohet në herët se Ilir Meta, të vrapojë më shpejt se Ilir Meta. Epo tani sufllaqe nga qielli nuk bien më”, u shpreh Meta.

Continue Reading

Politike

Dita më e errët e Ilir Metës?/ Minxhozi: Nuk po e kamuflon hallin e vet, por po e shpërfaq

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin ‘Real Story” foli për daljet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe gjuhën kërcënuese e përdorur nga ky i fundit.

Minxhozi u shpreh se Meta nuk po e kamuflon hallin e vetë, por bën të kundërtën duke e shpërfaqur, ndërsa shtoi se ka zgjedhur rrugën e ekspozimit të problemit.

Imazhet…nuk thonë kot një foto sa një mijë fjalë. Janë deklarata dhe kërcënime të Metës. E re është pamja e Metës që më duket e lodhur dhe e dëshpëruar. Është një imazh që përputhet me humorin e tij. Po del në Shqipëri dhe po kërkon mbështetje, kur para ca kohësh u zhduk. Ky shpërthim është shumë i habitshëm. Si mund të dalë një person që të kujtojë më zor, përdor terma që do duhet të ishin vijë e kuqe për një politikan.

Ka zgjedhur rrugën e ekspozimit total të problemit . Bën llogari që tu thotë njerëzve ‘shihni që doli kjo që ju thashë?”. Ai nuk po e kamuflon hallin, por po e shpërfaq. Meta flet për roje nate, SPAK. Është një amok i zgjatur që është i vështirë pse duhet të jetë i tillë.”, tha ai

Continue Reading

Politike

Berisha thirrje militantëve që të bllokojnë Rinasin: Nuk do ta lejojmë Veliajn që të kthehet

Gjatë fjalës së tij të radhës nga dritarja e shtëpisë, Sali Berisha paralajmëroi një tjetër protestë të opozitës këtë të premte.

Nga arresti i shtëpisë ai ftoi militantët e tij dhe të Ilir Metës që të mos lejojnë kthimin në vend të Erion Veliajt, i cili sipas tij ndodhet në Holandë.

“Erion Veliaj, sot nga Hanoveri shkon nesër në Holandë për të takuar hajdutët ku ka çuar paratë e inceneratorit. Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport ky hajdut. Ndaj dhe betejë, betejë, betejë gjer në fitore. E premtja është dita e triumfit. Dita e fitores. Dita e ngadhënjimit. Dita e drejtësisë”, deklaroi Berisha.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING