Bota
Rrëzohet në det avioni në Australi, të paktën dy viktima nga ngjarja
Një avion është rrëzuar të shtunën pranë brigjeve të qytetit Nabaka Heads, rreth 400 kilometra në veri të Sidneit në Australi. Mediat e huaja raportojnë se nga kjo ngjarje, dy persona kanë humbu jetën.
Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën raporteve të një përplasjeje avioni në ujëra, afërsisht 1.5 km në jug të Nambucca Heads në Coffs Coast pak pas orës 16:00. Gjithashtu raportohet se një dëshmitar i tha policisë se pa një aeroplan të lehtë që po zbriste në det pranë Nambucca Heads.
“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht,” tha një zëdhënës i policisë NSW të shtunën mbrëma.
Ndërkohë Policia dhe Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit po hetojnë rrethanat e aksidentit.