Aktualitet
Rritet mbrojtja për Dumanin dhe Brahon/ 8 bodyguardë në mbrojtje të ish-kreut të SPAK
Tashmë Dumani ka në dispozicion 8 bodyguardë që janë të angazhuar me shoqërimin e tij, të ndarë në dy grupe.
Pak javë më parë, Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë, dy truproja janë shtuar edhe për drejtuesin e SPAK, Klodian Braho. Nga 6 shoqërues që kishte më parë, numri i bodyguardëve për shefin e ri të Prokurorisë së Posaçme shkon në 8.