Aktualitet
Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhjet, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, 33,375 emigrantëve u është refuzuar kërkesa, besohet kryesisht për gabime në plotësimin e aplikimit, për çka shpesh KQZ ka bërë thirrje për kujdes në ndjekjen e të gjitha hapave.
Ajo që bie në sy është se interesi është i lartë te votueset femra pothuajse aq sa edhe te meshkujt, përkatësisht 59 me 40 për qind.
Tre shtetet që kryesojnë listën nga ku është aplikuar janë:
Itali 38.5%
Greqi 28.1%
Gjermani 11.2%
SHBA 6.9 %
Britani e Madhe 6 %

