Connect with us

Aktualitet

Rritja e çmimeve, biznesi i vogël dhe i mesëm në protestë

Biznesi i vogël dhe ai i mesëm do të dalë ditën e sotme në protestë në orën 10:00 pas paralajmërimit të bërë ditën e djeshme nga Shoqata e Biznesit të Vogël e të Mesëm. Shkak për këtë është bëra rritja e çmimeve. Përfaqësuesit e shoqatave iu bënë thirrje dje bizneseve që të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie.

“Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhu drejtpërdrejt me konsumatori”, thanë përfaqësuesit dje.

Ata kërkojnë që biznesi i vogël të hiqet nga paketa fiskale që sipas tyre rrit me 2-3 herë gjobat, të mos përfshihen në fashën 800 kë nëse e tejkalojnë atë si dhe kërkojnë të të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

KËRKESAT:

1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.

3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

Në mbështetje të tyre ka dalë dhe opozita. Ka qenë kryeatri i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje për pjesmarrje. Berisha ka shpërndarë dhe posterin e protestës si dhe kërkesat që biznesi i vogël kërkon që të ju plotësohen.

Advertisement