Bota
Rritje e rasteve në Evropë, Gjermania miraton rregullat e reja
Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se situata e Covid-19 në Europë është tejet e rëndë, pasi gjysma e rasteve të rejat të infektimeve javën e kaluar janë shënuara në kontinentin e vjetër.
Por në raport me rekordin e një jave më parë, ajo shënoi një rënie prej 10%. Por në anën tjetër është shënuar një rritje e konsiderueshme e rasteve të viktimave, duke mbyllur javën me një bilanc të rëndë, 29 000 të tilla.
Rritjen më të madhe e shënoi Austria me një rritje prej 30 % të tyre.
Në një situatë të tillë shumë vend janë detyruar të ndryshojnë masat kufizuese.
Në Gjermani ligjvënësit gjermanë votuan dje në favor të draftit që kthen në ligj kufizimet e parashikuara për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, pavarësisht protestave dhe arrestimeve të shumta ditën e djeshme.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn mbrojti masat duke theksuar se ato ishin të domosdoshme.
“Të ngresh zërin, të kundërshtosh, apo dhe të mohosh situatën është dhe duhet të jetë e mundur në një vend të lirë. Por ata që ngrenë zërin nuk kanë të drejtë dhe nuk janë shumica vetëm sepse bërtasin”, deklaroi Spahn.
Në Itali situata paraqitetet e rëndë ku spitalet po përballen me mungesën e specialistëve në kujdesin intensiv. Disponueshmëria e shtretërve të kujdesit intensiv është dyfishuar në gati 10,000 por vetëm 625 anestezistë dhe reanimatorë të disponueshëm.
Ndërkohë në Francë, qeveria ka paralajmëruar se bllokimi kombëtar i vendit mund të zgjatet. Më herët ishte vendosur që izolimit të përfundonte më 1 dhjetor, por çdo lehtësim i kufizimeve do të jetë gradual.
Një tjetër shtet i cili po përballet me pandeminë është edhe Zvicra, ku megjithë shifrat e larta të të infektuarve shteti refuzon të futet në një izolim të dytë. Qeveria ka paralajmëruar plane për të rritur mbështetjen financiare për njerëzit, bizneset dhe klubet sportive të goditura nga pandemia, dhe për të zgjeruar ndihmën ushtarake në spitalet e mbingarkuara.