Connect with us

Kronike

Rrjeti i prostitucionit nga Kolumbia në Tiranë/ Del fotoja e tutores 47-vjeçare

47-vjeçarja në foto është kolumbiania, Gabriela Martinez. Ajo së bashku edhe me persona të tjerë në Shqipëri siguronte akomodimin e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion. Rasti u zbulua pasi policia zhvilloi një operacion në Tiranë ku u godit edhe grupi i trafikantëve të cilët merrnin vajza nga Amerika Latinedhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Bëhet me dije se si rezultat i këtij operacioni janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 6 nga tutorët e implikuar në rrjet, “Arrest në shtëpi” për një 47-vjeçare dhe një 34-vjeçare e cila është dhe punonjëse policie, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Policia sqaroi se aktiviteti drejtohej nga kolumbiania Martinez. Ajo kishte në Shqipëri një taksixhi kryesor që merrej me vajzat si tutor dhe i dërgonte më pas asaj paratë në Kolumbi. Vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në aeroportin e Rinasit dhe akomodoheshin kryesisht nëpër “Airbnb”. Sakaq 44 vajzat të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion janë proceduar penalisht. Arrest në burg:

1. Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
-2. Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
-3. Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
-4. Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
-5. Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
-6. Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

Arrest në Shtëpi:

1. Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.
-2. Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Advertisement